Emisioni “Piranjat” në rtv syri.net, së fundmi ka zbuluar disa mashtrime që i bënte një “imam” nga Shkupi, ku nga qytetarët merrte qindra euro, kinse për tu larguar atyre magjinë e zezë.
Siç shpjegon gazetarja për t’ua larguar xhindet “imami” nga Maqedonia bën një përzierje mes mjekësisë e teologjisë.
Rukje – është emri të cilin 29 vjeçari si “imam” ia ka vendosur edhe faqes së tij në Instagram e ku njofton mbi veprimtarinë e tij.
Gazetarja zbulon atë gjatë seancës që zhvillojnë në Prishtinë, ku ai lexon disa ruke për largimin e magjisë, por që këtë rast nuk funksionojnë pasi që sipas tij, ajo ka shumë magji.
Ai po ashtu thotë se për largimin e magjisë duhet disa seanca.
Me të kuptuar se prapa nuk qëndron një qytetare me halle por një gazetare, hoxha reagon duke u larguar ndërkohë që pyetet nga gazetarja se a është mëkat t’i marrësh para dikujt, duke përfituar nga halli i/e tij.