Site icon Telegrafi

Merrni vesh të rejat nga BDI-ja

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për televizionin Alsat-M tha se gjuha shqipe do të mbetet pika e panegociueshme për këtë parti. Ai gjithashtu mohoi informacionet se Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti e kanë lëshuar mbledhjen për shkak të mospajtimeve në parti. Për këtë çështje ai theksoi se këto janë nevoja njerëzore për shkak të kohëzgjatjes së mbledhjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani gjithashtu tha se kryetari Ali Ahmeti ka vendosur që gjuha shqipe të jetë kusht për qeverinë e re të Maqedonisë, duke mos lënë anash PSP-në dhe vendosjen koncesuale.

I pyetur se a do të arrijnë që sonte të sjellin vendim përfundimtar, Osmani theksoi se tashmë çështja nuk është tek BDI-ja, por tek ata që do të duhet t’i pranojnë kushtet e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version