Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin e ri në lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës.
Lidhur me këtë, Pyper pyet qytetarët se çfarë perceptimi kanë për PDK-në.
Pyper po ashtu pyet se si vlerësoni se do të ishte aktualisht gjendja ekonomike në Kosovë sikur të ishte në pushtet PDK-ja?
Si vlerësoni se do të ishte gjendja me pandeminë në Kosovë sikur të ishte në pushtet PDK-ja dhe çfarë perceptimi do të kishit për PDK-në sikur të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës?
A vlerësoni se kryesisht PDK-ja do të përfitonte apo do të pësonte sikur të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës?
Çfarë perceptimi do të kishit për PDK-në sikur të votonte pro rrëzimit të qeverisë Hoti?
Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij sondazhi me përgjigjet tuaja, rezultatet e të cilit do të diskutohen sonte në emisionin “Debat Plus” dhe do të publikohen edhe në portalin Telegrafi.
Mendimi juaj vlerësohet nga Pyper dhe njëkohësisht shpërblehet me bonuse që ju mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.