Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin e ri në lidhje me atë se sa janë qytetarët e interesuar të ketë zgjedhje të reja qendrore.
Pyper pyet qytetarët nëse pajtohen ose jo se mbajtja e zgjedhjeve të reja qendrore do të rrisë shumë numrin e të infektuarve me COVID-19.
Po ashtu qytetarët pyeten nëse janë të gatshëm të dilnin në zgjedhje qendrore përkundër gjasave për t’u infektuar me coronavirus.
Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij sondazhi me përgjigjet tuaja, rezultatet e të cilit do të diskutohen sonte në emisionin “Debat Plus” dhe do të publikohen edhe në portalin Telegrafi.
Mendimi juaj vlerësohet nga Pyper dhe njëkohësisht shpërblehet me bonuse që ju mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.