Telegrafi

Merrni pjesë në sondazhin e Pyper: A mendoni se tërheqja e 10% të kursimeve nga Trusti do t’i ndihmoj qytetarët që të kalojnë krizën financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19?

Foto: Ilustrim

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin e ri në lidhje me kizën financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Lidhur me këtë, Pyper pyet, a mendoni se tërheqja e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti do t’i ndihmoj qytetarët që të kalojnë krizën financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19?

A mendoni se tërheqja prej 10 përqindëshit të kursimeve pensionale duhet apo nuk duhet të rimbursohet nga shteti?

Po ashtu, a mendoni se propozimi për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’i ndihmoj edhe qytetarët që kanë qenë pjesë e ekonomisë jo-formale (p.sh. punësim pa kontratë)?

A mendoni se shuma e projektuar nga Qeveria e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike (100 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit) do të destinohet për qëllimet e duhura?

Gjithashtu, duke pasur parasysh që pandemia COVID-19, si e vlerësoni aplikimin e normave të interesit me qëllim të shtyrjes së kredive?

Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij sondazhi me përgjigjet tuaja, rezultatet e të cilit do të diskutohen sonte në emisionin “Debat Plus” dhe do të publikohen edhe në portalin Telegrafi.

Mendimi juaj vlerësohet nga Pyper dhe njëkohësisht shpërblehet me bonuse që ju mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)