Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin e ri në lidhje me stabilitetin politik në vend.
Lidhur me këtë, Pyper pyet, a mendoni se ka apo nuk ka stabilitet politik në vend?
Cili mendoni se është opsioni më i mirë që duhet ndjekur nga klasa politike për të arritur një stabilitet politik në vend?
A jeni apo nuk jeni të lodhur nga qeverisjet që nuk arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme në Kuvend?
Po ashtu, a mendoni se sigurimi i votave të nevojshme për të kaluar ligjet në Kuvend duhet siguruar nga udhëheqësi i koalicionit?
Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij sondazhi me përgjigjet tuaja, rezultatet e të cilit do të diskutohen sonte në emisionin “Debat Plus” dhe do të publikohen edhe në portalin Telegrafi.
Mendimi juaj vlerësohet nga Pyper dhe njëkohësisht shpërblehet me bonuse që ju mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.