Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, kanë hapur sondazhin e ri në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Lidhur me këtë, Pyper pyet, a besoni se do te ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë brenda 6 muajve të ardhshëm?
Nëse së shpejti do të mbaheshin zgjedhjet, a do të ndikonte gjendja aktuale me COVID-19 që ju të mos dilni në zgjedhje?
Po ashtu, a do të preferonit që koalicionet të bëheshin para apo pas zgjedhjeve?
Në fund, Përmes cilit kanal do të preferonit më së shumti të informoheshit për përmbajtjen e programeve qeverisëse të partive që do të merrnin pjesë në zgjedhje?
Edhe ju mund të jeni pjesë e këtij sondazhi me përgjigjet tuaja, rezultatet e të cilit do të diskutohen sonte në emisionin “Debat Plus” dhe do të publikohen edhe në portalin Telegrafi.
Mendimi juaj vlerësohet nga Pyper dhe njëkohësisht shpërblehet me bonuse që ju mund t’i konvertoni në mbushje telefonike.