Demokracy Plus (D+) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), po organizon dy (2) bootcamp-e dy-ditore, me qëllim të thellimit të njohurive të të rinjve mbi mendimin kritik, edukimin medial, lajmet e rreme dhe fenomenin e keqinformimit.
Bootcamp-et do të mbahen në Hotel Lakeside në Vërmicë, Prizren, më 25-26 nëntor 2023 dhe më 09-10 dhjetor 2023. Pjesëmarrja në këto bootcamp-e është e rëndësishme, pasi katër (4) idetë më të mira që do të dalin nga sesionet e këtyre dy bootcamp-eve do të përfitojnë përkrahje financiare deri në $3,000.
Në këtë thirrje për aplikim, ftohen të gjithë të rinjtë nga Kosova, të moshës 18-30 vjeçare. Në veçanti, inkurajohen të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara në Kosovë të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.
Pjesëmarrja në këto bootcamp-e është falas dhe të gjitha shpenzimet për qëndrimin, ushqimin dhe transportin do të mbulohen nga organizatorët.
Afati i fundit për të aplikuar është me datë 15 nëntor 2023, deri në orën 23:59.
Mos humb mundësinë – Apliko tani!