Hulumtimi i fundit ka treguar se kosi mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe mund të ndihmojë me probleme të tjera shëndetësore
Studiuesit në Kanada kanë zbuluar se mikrobiota e zorrëve dhe bakteret në kos janë arsyeja pse kosi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Studimi zbuloi se konsumi më i madh i produkteve të qumështit të fermentuara, të cilat përfshijnë të gjitha llojet e kosit dhe disa të djathërave me një përqindje më të ulët yndyre, ul rrezikun e diabetit, transmeton Telegrafi.
Acidet hidroksi gjenden në produktet e fermentuara të qumështit të cilat përfshijnë të gjitha llojet e kosit dhe disa djathëra me përqindje më të ulët yndyre, ul rrezikun e diabetit. Megjithatë, arsyet e këtij zbulimi ishin të paqarta.
“Këta metabolitë, të quajtur hidroksi acide me zinxhir të degëzuar, janë rezultat i veprimit të baktereve të acidit laktik të kosit në aminoacidet natyrale në qumësht,” tha autori kryesor Andre Marete, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Laval dhe studiues në Institutin e Zemrës dhe të Mushkërive.
“Acidet hidroksi gjenden në produktet e qumështit të fermentuara dhe veçanërisht në kos. Trupi ynë i prodhon ato në mënyrë natyrale, por shtimi në peshë duket se ndikon në këtë proces”, shtoi doktoresha Hana Koutnikova.
Studiuesit arritën në këtë zbulim kur vëzhguan efektet e kosit te minjtë që ushqeheshin me ushqime të pasura me sheqerna dhe yndyra. Njëri grup mori dy racione kos në ditë dhe grupi tjetër jo.
Pas një eksperimenti 12-javor, studiuesit gjetën kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, rezistencës ndaj insulinës dhe funksionit të mëlçisë në grupin e ushqyer me kos. Më pas ata analizuan të gjithë metabolitët e pranishëm në mëlçinë e tyre dhe vunë re ndryshime.
“Në grupin që nuk mori kos, sasia e këtyre metabolitëve në gjak dhe në mëlçi zvogëlohej me rritjen e peshës trupore. Në grupin me kos, sasia e BCHA u mbajt pjesërisht”, shpjegoi profesor Marete. /Telegrafi/