Site icon Telegrafi

Merrni hapin e parë drejt një karriere në Social Media Marketing

Growth Tank po e organizon punëtorinë ideale për këdo që dëshiron të filloj karrierën në botën e marketingut. 

Gjatë kësaj punëtorie ju do të mësoni për platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, krijimin e audiencave, optimizimin e kreativave, lansimin e kampanjave, analizimin e të dhënave, etj. Po ashtu, do të merrni këshilla mbi strategji të marketingut, si dhe njohuri për mjetet kryesore që ju duhen për të krijuar fushata të suksesshme në rrjete sociale, dhe për të konvertuar audiencën tuaj ideale. 

Ligjëruesit Bind Reka dhe Pëllumb Hajdari vijnë nga Growzillas Academy, dhe do të ju informojnë për gjithçka që i duhet një marketeri të ri ti zhvilloj aftësitë në këtë fushë. 

Punëtoria do të mbahet të shtunën, 11 nëntor, nga ora 17:30 në Innovation Center Kosovo (ICK) në Prishtinë. Ky është një nga tre seminaret e organizuara nga Growth Tank më 11 nëntor. 

Pasi që numri i pjesëmarrësve është i limituar, të interesuarit duhet të rezervojnë vendin e tyre në growth-tank.com

Exit mobile version