Telegrafi

“Merri, merri” nga Ledri dhe Buta, katër milionë për dy javë

Tashmë është pritur shumë mirë projekti i ri nga Ledri Vula dhe Buta.

Dy reperët publikuan projektin “Merri Merri” me një videoklip të veçantë i cili u xhirua në Los Anxhelos.

Kënga ishte realizuar nga BigBang në shtëpinë e hiteve Redbox.

Ndërkaq, klipi është xhiruar nga Picture Perfect dhe prodhuar nga James Aggie Barret.

Dhe në vetëm dy javë projekti tashmë ka arritur katër milionë klikime dhe është një prej projekteve më të dëgjuara.

Edhe numri i pëlqimeve është rreth 50 mijë, çka e bën këtë këngë një prej më të dëgjuarave së fundmi.

Pos Ledri Vulës, edhe kënga e Butrint Imerit, “Ma Cheri” arriti numër të konsiderueshëm klikimesh duke hyrë në konkurrencën e disa prej këngëve më të dëgjuara. /Telegrafi/