Shumë nga këta entuziastë, janë duke pritur prezantimin e iOS 9.
Poashtu, pritet prezantimi i ofertës në treg për pajisjet e reja të Apple, sikurse iPhone 6S dhe 6S Plus, ndër pajisjet e tjera të shumta.
Sa i përket sistemit të fundit operativ nga Apple, data 17 shtator duket që do të jetë data e lansimit të kësaj platforme, njofton phonesreview.co.uk.
Sipas spekulimeve, Apple pritet të debutojë edhe me versionin Golden Master të iOS 9, që do të jetë i përdorueshëm vetëm nga zhvilluesit e uebit.