Telegrafi

Merret vesh agjenda e Kotzias në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ka mbërritur në Maqedoni. Ardhje historike për të pasi ai për herë të parë ka fluturuar për në Shkup në aeroportin e Shkupit, pasi i njejti u emëruar nga ”Aleksandri i madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai prej në aeroport është pritur me delegacion shtetëror ndërsa sonte do të ketë darkë zyrtare me homolgun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.

Prej nesër, për Kotzias ka një agjendë të ngjeshur pasi do të takohet përsëri me Dimitrov, me zv.kryeministrin Bujar Osmani, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe liderët e partive BDI dhe OBRM-PDUKM, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski.

Tema e takimeve do të jetë kontesti i emrit dhe marrëdhëniet në mes dy shteteve. /Telegrafi/

 

Foto: MKD.MK