Site icon Telegrafi

Merret vendimi zyrtar se kur do të luhet takimi, Inter – Sassuolo

Inter – Sassuolo do të luhet më 7 prill, në të njëjtën kohë me Juventus – Napoli, njoftoi Lega Calcio.

Ndeshja duhej të luhej të shtunën e kaluar, por ajo u shty pasi katër lojtarë të Nerazzurëve ishin testuar pozitiv për COVID-19.

Lega Serie A ka konfirmuar se ndeshja e planifikuar nga java 28 do të luhet më 7 prill, njëkohësisht me Juventus – Napoli.

Ndeshja midis Biankonerëve dhe napolitanëve është ndeshja e ri-planifikuar nga java tretë.

Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino me dy lojtarë pozitivë me coronavirus.

Fillimisht atyre iu dha një humbje 3-0 si parazgjedhje dhe morën një pikë, por CONI Collegio di Garanzia anuloi vendimin dhe rivendosi që ndeshja duhej luajtur. /Telegrafi/

Exit mobile version