Telegrafi

Merret vendimi: Takimi i dytë mes Bayernit dhe Chelseat në Ligën e Kampionëve zhvillohet me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit

Është marrë vendim që ndeshja e dytë mes Bayern Munichut dhe Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Mediat në Gjermani raportojnë se shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer në masë të madhe në Evropë, ka detyruar UEFA-n që të marrë këtë vendim.

Takimi i dytë që luhet në Allianz Arena do të jetë pa tifozë, mirëpo rrezikohet të anulohet takimi i Bayernit me Eintracht Frankfurtin katër ditë më vonë.

Skuadra gjermane do të jetë nikoqir i The Blues në ndeshjen që zhvillohet më 18 mars, por që do të jetë pa praninë e tifozëve të tyre.

Kujtojmë se Bayerni e fitoi takimin e parë në Stamford Bridge me rezultat 3-0, e që është me një këmbë në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/