Italiani që është një futbollist në ligën e dytë të Indisë, njihet tashmë për hyrjet e tij nëpër fusha, pasi misioni i tij deri më tani ka qenë shfaqja e dukurive sociale.
Sipas asaj që ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Doha, Ferri është liruar pa ndonjë pasojë.
A guy carrying a Pride flag and wearing a shirt that says "Save Ukraine" on the front and "Respect for Iranian women" on the back just crashed the pitch at the World Cup in Qatar. pic.twitter.com/ShD5Umko2L
— Greg Price (@greg_price11) November 28, 2022
“Ministria e Jashtme, së bashku me ambasadën italiane në Doha, ndoqën rastin e futjes së tifozit në fushë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme italiane dërguar AFP-së.
“Pas një ndalimi të shkurtër, ai (Ferri) u lirua nga autoritetet pa asnjë pasojë të mëtejshme”, vazhdon njoftimi i ministrisë, pa specifikuar se ku mbahej dhe nga kush.
I veshur me një bluzë blu me logon e Supermenit në pjesën e përparme dhe fjalët “Shpëtoni Ukrainën ” dhe “Respektoni gratë iraniane” në anën e pasme, protestuesi mori vlerësime të mëdha në mediat sociale për veprimet e tij.
Kujtojmë se në Katar nuk janë duke u lejuar gjëra të tilla, sidomos flamuri me ngjyrat e komunitetit LGBTI, por Ferri e realizoi një gjë të tillë. /Telegrafi/