Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit D.Zh., i cili akuzohet për “vrasje të rëndë”.

Sipas akuzës, D.Zh. dyshohet se më 31 korrik të këtij viti, në shtëpinë e tij, me dashje e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, M.Zh. Gjykata ka bërë të ditur se ai e kishte kapur atë për koke dhe e kishte përplasur në shkallët e betonit.

“Me datë 31.07.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Gushtericë e Poshtme, Komuna e Graçanicës, D.Zh. ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij,” tha gjykata.

Pas ndodhisë, D.Zh. kishte qëndruar në një kafene në fshatin Prelluzhë, ku kishte konsumuar alkool, dhe pasi u kthye në shtëpi, ndodhi ngjarja fatale. M.Zh. u dërgua në QKUK për trajtim, ku ndërroi jetë më 02.08.2024, rreth orës 03:40.

Gjykata ka arsyetuar vendimin për caktimin e masës së paraburgimit, duke theksuar se, nëse D.Zh. do të ishte në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë se ai do të pengonte rrjedhën e procedurës penale.

“Ekziston rreziku i arratisjes dhe i asgjësimit të provave, si dhe ndikimi në dëshmitarë, prandaj masa e paraburgimit është e vetmja mënyrë për të siguruar një procedurë të pa penguar,” thuhet në njoftimin e gjykatës./Telegrafi/

Exit mobile version