Site icon Telegrafi

Merret vendimi për ndërtimin e stadiumit kombëtar me standarde botërore

Ai ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, që menjëherë të merren me procedurat dhe të shpallet një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi.

“Ftoj ministrin e Kulturës z. Memli Krasniqin dhe ministrin e financave Besim Beqaj që të nisin menjëherë procedurat që në kornizën afat mesme të shpenzimeve të përfshihet projekti për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe modernë në Kosovë , stadiumin Kombëtar të Kosovës sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Stadiumi kombëtar i Kosovës do t`i ketë rreth 25 mijë apo 30 mijë ulëse dhe do të ndërtohet në Prishtinë, ftoj dy ministrat që t`i fillojnë procedurat për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e këtij stadiumi, ky stadium do të jetë po ashtu sikur stadiumet më moderne në Evropë. Ky stadium do të jetë një arenë feste dhe garë e vërtetë dhe një krenari për të gjithë futbollistët dhe tifozët tanë”, ka thënë Thaçi. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version