Duket se ka përfunduar më herët sezoni për M’Baye Niang.
Sulmuesi i Milanit pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike pas aksidentit që ka pësuar me makinë.
Në një njoftim të klubit italian thuhet se lojtari ka qenë në Amsterdam për ekzaminime mjekësore dhe është konstatuar dëmtimi i ligamentit të këmbës së majtë.
Kjo gjendje kërkon ndërhyrje kirurgjike dhe atë do ta operojë kirurgu holandez, Niek van Dijk.
Njëherësh, në njoftim thuhet se ekzaminimeve mjekësore iu është nënshtruar edhe Rodrigo Ely, i cili në dy javët e ardhshme do të stërvitet në një program rehabilitues dhe pastaj gradualisht do të riaftësohet për lojë. /Telegrafi/