Telegrafi

Merret vendimi, Austria do të hyjë në bllokim pas Krishtlindjeve

Austria do të hyjë në bllokim për herë të tretë pas Krishtlindjeve, vetëm 11 ditë pasi mbaroi bllokimi i dytë i vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi i ri për shkak të pandemisë së coronavirusit, u bë i ditur nga vetë qeveria.

Dyqanet jo-thelbësore që u rihapën javën e kaluar do të mbyllen, duke u rihapur në javën e 18 janarit së bashku me restorantet, shkollat, muzetë dhe teatrot.

Testimet masive për shkak të coronavirusit do të mbahen më 15 deri më 17 janar, derisa ata që rezultojnë negativë do të lirohen nga bllokimi.

Ata të cilët nuk testohen duhet të qëndrojnë në izolim deri më 24 janar, bazuar në deklaratën e qeverisë. /Telegrafi/