Policia e Kavajës ka vënë në pranga tre të rinj të cilët morën peng dhe rrahën një person. Qytetari me inicialet A.D., 54 vjeç është marrë peng dhe është futur forcërisht në një makinë tip “Rover” në Spille, është rrahur nga tre të rinjtë si edhe është mbajtur në vende të ndryshme jashtë vullnetit të tij.
Policia ka bërë të mundur identifikim dhe arrestimin e tre personave që morën peng qytetarin, shkruajnë mediat shqiptare.
Në prangat e policisë kanë rënë, Z.XH, 31 vjeç, B.Ç, 32 vjeç, B.M, 25 vjeç. Materialet proceduriale janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ” Heqje paligjshme e lirisë”.
“Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme”, njofton policia.
Sipas saj, nga specialistët për hetimin e krimit Kavajë u ngrit puna për kapjen e këtyre shtetasve të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e tre personave.
“Ne pranga u vunë shtetasit Z.Xh., 31 vjeç. B.Ç., 32 vjeç. B.M., 25 vjeç”, thotë policia.
Më tej bëhet e ditur se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ”Heqje paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.