Gjykatësi i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale Publike, e cila kishte kërkuar paraburgim për Grujovski dhe në vend të kësaj atij i është konfiskuar pasaporta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Goran Grujovski është i dyshuar për rastin “Fortesa” për shkatërrim të organizuar të pajisjeve për përgjim në Ministrinë e punëve të brendshme.
Përveç tij, në këtë rast janë të dyshuar edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankulovska dhe tre punonjës tjerë të Ministrisë së brendshme.
Grujovski dhe Jankulovska sot u morën në pyetje në Gjykatën Penale në Shkup./Telegrafi/