Telegrafi

I merret pasaporta edhe agjentit Munir Pepiq, i afërt me Gruevskin

Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që banori i Shkupit Munir Pepiq, anëtar i Agjencisë së Inteligjencës, i akuzuar nga PSP, t’i merret pasaporta.

Ai akuzohet nga PSP për rastin e Pustecit, manipulim në zgjedhjet e parafundit, në ish-qeverisjen e Gruevskit, për ndërmjetësimin e letër njoftimeve. Më saktë, ai akuzohet në rastin “Titanik” për mashtrim zgjedhor dhe bashkëpunim në krim.

Sipas vendimit të gjykatës, një herë në javët duhet të paraqitet në gjykatë.

Pa pasaporta kanë mbetur dhe Kosta Mitrovski, Leko Ristovski, Stanko Korunovski, Dalibor Aleshkoviq dhe Katerina Velovska, të dyshuar në të njëjtin rast. /Telegrafi/