Site icon Telegrafi

Merret në pyetje shefja e kabinetit të prokurores Katica Janeva

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Gjatë ditës së sotme, në Prokurori është marrë në pyetje shefja e kabinetit të Katica Janevës.

Ajo është e punonjësja e tretë në PSP që ka dhënë dëshmi për aferën ‘haraçi’ ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski Boki 13 dhe Zoran Milevski i quajtur Kiçeec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria nuk zbulojnë detaje nga marrja në pyetje për shkak se mund të dëmotojë hetimit.

Deri tani në pyetje nuk është marrë Katica Janeva, që sipas “La Verita’ i dëgjohet zëri tek ‘bombat’.

Sot duhej të dëshmojë edhe prokurori Burim Rustemi, po u anulua për shkak se ai kishte seancë për rastin ‘TNT’.

Deri tani në Prokurori kanë dëshmuar Lile Stefanova dhe Elizabeta Joisifovska./Telegrafi/

Exit mobile version