Site icon Telegrafi

Merret në pyetje peshkopi Petar, përgjegjës për dioqezën Australo-Zelandeze

Sot në mëngjes, Mitripoliti përgjegjës i dioqezës Australo-Zelandeze, peshkopi Petar është marrë në pyetje informative nga policia në Melbourne, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dy detektivë nga departamenti i kriminologjisë në policinë e Victoria-s në Australi, e kanë vizituar shtëpinë e peshkopit, e më pastaj e kanë marrë me vete në polici peshkopin Petar.

Në bisedë me Tv Telma, peshkopi Petar ka deklaruar se nuk është arrestuar, por ka qenë në bisedë 15 minutëshe në polici, për ngjarjet e ndodhura vitin e kaluar në njërën nga manastiret e Kishës Autoqefale të Maqedonisë në Australi, periudhë për të cilën peshkopi thotë se nuk ka qenë aspak në Australi./Telegrafi/

Exit mobile version