Burime të policisë thonë se burri i mjekes është thirrë në pyetje informative në lidhje me vrasjen e mjekes, e cila u gjet e therur në oborrin e shtëpisë.
Në mungesë të informacioneve të sakta, spekulohet se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe se burri e ka gjetur kufomën.
Mjekja kishte dëmtime në qafë dhe trup si dhe venat e prera. Sipas MPB-së, viktima është J.M.S. (53) nga Shkupi, e cila ishte edhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. /Telegrafi/