Site icon Telegrafi

I merret leja e punës Radio Maqedonisë së Lirë

On The Air

Këshilli i Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audio-vizuele (ASHMAA), në seancën e sotme vendosi marrjen e lejes për emetime të radio “Maqedonia e Lirë”.

Vendimi u mor njëzëri, kurse pas votimit, kryetari Llazo Petrushevski shprehu keqardhje për të punësuarit.

Procedura për marrjen e lejes filloi më 4 maj, kur ngelën vetëm 15 ditët e afatit ligjor, që radio stacioni në fjalë të ndërmerr masa për plotësimin e kushteve./Telegrafi/

Exit mobile version