Telegrafi

I merret imuniteti Teofilovskit, por refuzohet kërkesa për paraburgimin e tij

Këshilli gjyqësor sot vendosi që t’ia marrin imunitetin gjykatësit Zoran Teofilovskit por refuzuan kërkesën për paraburgimin e tij.

Teofilovski është i dyshuari i parënga gjithsej tetë persona për të cilët prokuroria nisi hetim për dyshime se ilegalisht kanë legalizuar ndërtim dhe më pastaj kanë shpronësuar vend shtetëror në Tetovë. Dëmi për këtë vlerësohet të jetë rreth 860.000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në skemë kanë marrë pjesë punonjës të komunës së Tetovës. Teofilovski në vitin 2011 si kryetar i shoqatës sportive “Luboten Tetovë” me deklarata të rreme dhe prova ka filluar procedurën për legalizimin e objektit fiktiv. Të dyshuarit e tjerë – përfshirë edhe anëtarët e komisionit komunal rrejshëm kanë raportuar se në parcelë ka ndërtesë edhe atë 122 m2./Telegrafi/