Vera pa diskutim është sezoni më i bukur i vitit, por edhe ai më i nxehti. Gjatë këtyre tre muajve duhet të kemi parasysh disa kode në veshjen tonë kur paraqitemi në zyrë, që të mos shkelim kodin e etikës së paraqitjes, por edhe të jemi sa më komfort gjatë punës.
Disa sekrete të vogla ndodhen te vetë materialet e veshjes dhe ato më të përshtatshmet janë: pambuku, linoja dhe veshjet prej mëndafshi.
Gjatë ditëve më të nxehta, preferohet që të vishni një kostum me pantallona dhe një këmishë prej linoje me ngjyra të çelëta, të bardhë ose bojë qielli. Jo vetëm që do të ndiheni rehat, por edhe nuk do të ndjeni vapën e madhe.
Pa diskutim, mëndafshi është një nga materialet më të preferuara për verën. Fustanet prej mëndafshi kanë një funksion izotermik, pasi e mbajnë trupin të freskët. Për në zyrë zgjidhni një fustan të gjatë jo me shumë motive të rënda dhe kombinojeni atë me një palë këpucë ortopedike.
Kominoshet i kemi përmendur edhe më parë dhe janë një nga veshjet më të domosdoshme këtë verë. Ato mund të përdoren edhe në punë, pra edhe për në zyrë. Ajo çka duhet të keni kujdes për këtë veshje është prerja e kominosheve.
Ne sugjerojmë janë një palë kominoshe ngjyrë të errët me një prerje të thjeshtë dhe jo shumë të ngarkuara. Në zyrë mund t’i vishni me një palë balerina, ndërsa në darkë me një palë taka të larta.
Pantallonat xhins patjetër që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba e një femre, por në verë dhe në punë janë më të përshtatshme ato prej materiali xhins të hollë dhe me prerje të gjerë, të kombinuara me këmisha të holla ose me tunikë (bluza të derdhura) e motive të ndryshme.
Nëse jeni të detyruara të vishni vetëm funde në zyrë, atëherë preferohet që fundet të kenë preje të gjerë prej pambuku me motive lulesh.
Një zgjidhje tjetër janë edhe fundet me prerje gjeometrike, të cilat janë pjesë e tendencave verore. Mund t’i kombinoni ato me T-shirl njëngjyrësh, por edhe me këmisha. Preferohet që këmisha të jetë i të njëjtit material me fundin.