Site icon Telegrafi

Merreni bredhin me qira

Kompania Living Christmas i dërgon bredhat në adresë të shtëpive, ndërsa pas festës i kthen ato në depon e saj.

Bredhat janë të shënjuar në mënyrë elektronike, kështu që ju mund ta merrni bredhin e njëjtë edhe vitin tjetër.

Pronari i kompanisë, Scot Martin ka thënë se këtë vit ka dhënë me qira mbi 600 bredha, me një çmim prej 50 deri në 185 dollarë.

“Ajo çfarë tentojmë të bëjmë është që ta kthejmë simbolikën e Krishtlindjes. Njerëzit janë larguar nga ajo – duke konsideruar se prerja e drunjve çon drejt zhdukjes së pyjeve në planetin tonë – kështu që tashmë shumë rrallë blejnë bredha nga natyra”, ka thënë ai.

Ky është viti i dytë që Martin jep me qira bredha artificialë – dhe sipas Los Angeles Times, në ofertën e tij gjenden mbi 8.000 bredha të disa llojeve. /Telegrafi/

Exit mobile version