Telegrafi

Merren vesh të gjitha detajet për BlackBerry Priv

Në faqen zyrtare të kompanisë, ShopBlackBerry mund të shihet lista e plotë e tipareve të Priv, së bashku me çmimin fillestar.

Për banorët e SHBA-ve, duket se Priv do të kushtojë 750 dollarë, ndërkohë që për kanadezët, produkti blihet me 949 dollarë, shkruan Androidcentral.

Megjithatë, pritet të ketë ndryshime në vlerën e pajisjes pas datës 16 nëntor, kur e njëjta do të fillojë të shpërndahet në treg.

Përveç ekranit të madhësisë prej 5.4 inç dhe baterisë prej 3410 mAh, Priv përfshin edhe edhe dy kamera; njërën me 18MP dhe tjetrën me 2MP, RAM memorie prej 3GB dhe procesorin e Qualcomm, Snapdragon 808.

Ekrani i Priv vjen me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, me mundësi për incizim në 4K.

Për më shumë, bateria e Priv do të ketë jetëgjatësi për 22 orë përdorim, deklarojnë zyrtarët e kësaj kompanie. Para porositë për Priv pritet të fillojnë që nga nesër. (Telegrafi)