Telegrafi

Merren vesh më shumë detaje për OnePlus 3!

Shumë fansa të kompanisë tashmë të famshme OnePlus janë në pritje të gjeneratës së rë të telefonit të saj – OnePlus 3, i cili tashmë është shfaqur në disa rrjedhje që janë bërë online.

Mirëpo së fundmi, në GSMArena janë paraqitur edhe disa pamje të reja të modelit të ri të telefonit të kompanisë kineze, të cilat shfaqin më shumë karakteristika të telefonit.

Në mesin e specifikave që janë përfolur është edhe porti për USB Type-C port, por që në shumicën e rasteve, butonat fizik të telefonit duket se do të mbesin të ngjashme me modelet e kaluara.

OnePlus 3 pritet të vijë me madhësinë e ekranit prej 5″ në 1080p, procesorin Snapdragon 820 me 4GB apo 6GB RAM dhe kosto të përafërt me 300 dollarë.