Telegrafi

Merren vesh detajet për Nokia Lumia 900

Sipas Geek Tech, të cilët thonë se kanë pasur rastin që nga afër t’i shohin karakteristikat e telefonit të ri të Nokia’s, thuhet se Nokia Lumia 900 do të ketë ekran më të madh se Lumia 800, përkatësisht diagonal prej 4.3 inç në AMOLED, si dhe procesorin me 1.4 GHz.

Sipas njoftimeve të fundit, Lumia 900 do të dal në shitje gjatë muajit janar 2012, edhe pse mund të ndodhë që lansimi i tij të shtyhet për tremujorin e parë ose të dytë të vitit. / Telegrafi /