Telegrafi

Merren peng disa punëtorë të një kompanie amerikane në Turqi – publikohen pamjet e para brenda ndërtesës

Një sulmues i armatosur po mban peng disa punëtorë të kompanisë amerikane të mallrave, “Procter & Gamble” në Turqi.

Mediat turke raportojnë se kjo po ndodh “me sa duket” në shenjë proteste kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.

Një burrë hyri në një fabrikë në një zonë industriale në provincën Kocaelit rreth orës 15:00 me orën lokale.

“Dyert duhet të hapen për Gazën”, duket se ka shkruar pengmarrës si mesazh në mure.

Agjencitë e lajmeve theksuan se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqet të bindë burrin që të largohet.

Sipas Reuters, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe guvernatori i Kocaelit, Seddar Yavuz.

Ndryshe, autoritetet turke ende nuk kanë komentuar rastin gjersa bëhet e ditur se gjendja e pengjeve është e mirë. /Telegrafi/