Maqedonia ndërmori të gjitha masat pas mbylljes së rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, për shkak të rrokullisjes së gurëve dhe rrëshqitjes së dheut.
Këto masa ndërmerren që ky bllokim të mos ketë ndikim të madh në aspektin ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur nga ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, duke bërë të ditur se ka patur biseda të vazhdueshme me palën kosovare.
Sipas tij, kjo nuk ndikon vetëm në ekonomi, apo transport, por edhe në aspektin doganor dhe në MPB./Telegrafi/