Në periudhën kur punëdhënësit “shohin të zitë e ullirit” me punëtorët të cilët pinë duhan dhe me gjetjen e hapësirës për ta në kuadër të vendit të punës, të punësuarit në Kinë kanë marrë urdhra nga udhëheqësit e tyre që të pinë duhan për të përmirësuar ekonominë lokale.
Bëhet fjalë për qarkun Gong në Kinën qendrore dhe zgjidhjen e problemit “si të përmirësohet ekonomia lokale”, me pirjen e 230.000 kutive të cigareve Hubei në vit.
Se kjo punë është më tepër sesa serioze, flet edhe fakti se të punësuarit të cilët nuk i përfillin urdhrat e qeverisë, do të dënohen me para, e madje edhe me largim nga puna.