Policia e Kosovës njofton se dje në Komunën e Mitrovicës ka arrestuar një person, pasi i njëjti nuk e kishte kthyer veturën të cilën e kishte marrë në shfrytëzim nga një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ia kishte marrur veturën në shfrytëzim (për dy ditë) viktimës mashkull K/Shqiptar dhe nuk ia kishte kthyer”, thuhet në raportin policor.
Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.