Site icon Telegrafi

Merr pjesë në varrimin e tij

Të afërmit e Ademir Jorge Goncalves e kishin identifikuar 59-vjeçarin si viktimë të një aksidenti trafiku në shtetin Parana.

Policia i ka thënë gazetës O Globo se familjarët e kishin pasur të vështirë ta identifikonin trupin e të vdekurit, sepse kishte qenë shumë i dëmtuar.

Gjatë kësaj kohe, ‘Goncalves i vërtetë’ kishte dalë për t’u kënaqur dhe për të pirë. Ndërsa mbesa e tij, Rosa Sampaio, ka treguar se ai nuk kishte ditur asgjë për ‘vdekjen’ e tij deri në momentin e varrimit.

Rosa ka treguar se ajo dhe disa anëtarë të familjes kishin dyshuar se nuk ishte trupi i tij, mirëpo një hallë dhe katër miq e kishin identifikuar viktimën si Ademir Jorge Goncalves.

Një zëdhënës i policisë ka treguar se identifikimi i vërtetë i trupit është bërë më vonë, pasi Goncalves kishte ardhur në funeralin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version