Telegrafi

Merr përmasa të mëdha zjarri në ambientet e Kurumit në Elbasan

Në një pikë për grumbullimin e skrapit në kompaninë e Kurumit në Elbasan ka rënë zjarr.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 11:15, ku shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit. /Telegrafi/