Site icon Telegrafi

Merr peng gjykatësen dhe kërcënon se do ta djegë të gjallë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bashkëshort turret ndaj një gjykatëseje braziliane dhe e kërcënon se do ta djegë për vdekje në rast se nuk e shpall atë të pafajshëm për sulmin ndaj gruas së tij.

 

Video dramatike e tregon gjyqtaren teksa shtrihet në dysheme në gjykatë nga burri në perëndim të San Paolos në Brazil, ndërkohë që burri kërcënon se do të ndezë çakmakun që ka në dorë pasi e ka spërkatur me lëndë djegëse.

 

José dos Santos, 36 vjeç, e mbërtheu gjykatësen Tatiane Moreira Lima dhe e mori peng pak përpara se gjyqi i tij të niste, transmeton mapo.

Incidenti i tmerrshëm zgjati 20 minuta dhe u filmua nga policia.

Exit mobile version