Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka realizuar një takim që shumë kë duket se edhe e befasoi.
Ai ka vizituar rezidencën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova ku është takuar me familjen Rugova prej të cilëve edhe ka marrë mbështetjen për krijimin e Qeverisë e duket se mbështetje do të marrë në veçanti nga e bija e presidentit Rugova, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova.
Klan Kosova ka siguruar pamje ekskluzive nga ky takim ku shihet se pranë Haradinajt është zëdhënësi i partisë Muharrem Nitaj dhe Blerim Kuçi.
Në anën e familjes Rugova janë bashkëshortja e presidentit, Fana, bijtë, Mendimi e Uka dhe e bija, deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova.
Por në këtë takim nuk mungojnë edhe dy anëtarë të asaj që dikur njihej si “Lista Ibrahim Rugova”, Astrit Haraqija dhe Dardan Gashi.