Një burri është dashur t’i bëhen pesë qepje në mjekër, pasi e ka ndezur fishekzjarrin dhe e ka drejtuar tek fytyra e tij.
Zac, nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, i ka kërkuar miqve ta filmojnë, derisa e kthen mjetin shpërthyes kah vetja, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihet momenti kur eksplodon fishekzjarri në mjekrën e tij, ndërsa ai përfshihet nga një shtëllungë e madhe tymi.
Pasi e hedh mjetin e ndezur, Zac afrohet te kamera, për të treguar plagën që i rridhte gjak.
Nuk bëhen të ditura motivet, apo nëse është sfiduar të bëjë këtë lojë bizare. /Telegrafi/