Arsenali ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Brightonit në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët realizuan në minutën e 16-të përmes Ethan Nëanerit i cili shënoi një gol të bukur.
Arsenal pati mundësinë që të dyfishonte epërsinë në minutën e 40-të, por gjuajtja me kokë e Mikel Merinos përfundoi pak centimetra mbi traversë.
Në pjesën e dytë Brightoni fitoi penallti pas një ndërhyrje të palejueshme nga William Saliba brenda zonës.
17-year-old Ethan Nwaneri scores his second Premier League goal in his second Premier League start.
The world is at his feet 🌟 pic.twitter.com/GCGPIdvdOd
— B/R Football (@brfootball) January 4, 2025
I saktë nga pika e bardhë u tregua Joao Pedro i cili në minutën e 61-të shënoi për 1-1 duke e mposhtur David Rayan.
Vendasit patën një rast të mirë shënimi në minutën e 77-të përmes Yankuba Minteh, por nuk ia dolën të realizojnë.
SALIBA GIVES UP THE PENALTY AND JOÃO PEDRO EQUALIZES FROM THE SPOT VS. ARSENAL 😮 pic.twitter.com/0DVi7rTeKv
— ESPN FC (@ESPNFC) January 4, 2025
Pas këtij barazimi Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 37 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Liverpool që ka 40 sosh, me këta të fundit që kanë dy ndeshje më pak të luajtura.
Xhiron e ardhshme në Ligën Premier, Arsenali do të jetë nikoqir i Tottenhamit në ‘Emirates’./Telegrafi/