Ylli botëror i muzikës, DJ David Guetta, i ka dhënë fund historisë së tij shtatëvjeçare të dashurisë me modelen dhe aktoren e njohur, Jessica Ledon.
54-vjeçari dhe partnerja e tij kanë vendosur të ndahen pasi ishin shumë të zënë për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të vazhdueshme. Stili i tyre i jetesës nuk përputhej më.
Burimet kanë thënë për mediat e huaja se Guetta, i cili e kaloi verën në Ibiza, vazhdimisht i bënte presion të dashurës që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“David u largua nga Jess dhe mënyra e tyre e jetesës thjesht nuk ishte më e njëjta. Ata kanë kaq shumë vite së bashku sa të gjithë rreth tyre mendonin se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk doli kështu”, ka thënë një burim.
Megjithatë, duket se ka shpresa që çifti një ditë t’i japë një tjetër shans dashurisë së tyre.
“Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë t’i rregullojnë gjërat”, ka shtuar burimi.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2015, ndërsa më vonë në vend të unazës së fejesës, muzikanti i dha partneres së tij një “unazë premtimi”, që tregonte dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj. Këtë e bëri sepse “nuk beson më në martesë”. /Telegrafi/