Telegrafi

Merr fund kriza e çmimeve në Shqipëri

Muajin e kaluar norma zyrtare e inflacionit ishte 3.7 për qind.

Kjo ulje kaq e madhe sipas INSTAT shpjegohet me faktin se rritja e çmimeve, e cila filloi pikërisht në gushtin e vitit të kaluar, ku inflacioni arriti në 4.2 për qind, tashmë është shuar.

INSTAT thotë se gjatë muajit gusht në treg është vënë re ulje e çmimeve për një sërë produktesh, kryesisht veshje transport, karburante.

Por duket se muaji i kaluar ka shënuar edhe fundin e sezonit prodhues, pasi në treg është vënë re një rritje e çmimeve për disa artikuj ushqimor.

Sipas INSTAT çmimet e ushqimeve në tregun me pakicë gjatë gushtit janë rritur në total me 1.6 për qind, ku rritjen më të madhe e kane pasur zarzavatet, ku çmimet për disa produkte të caktuara janë rritur me mbi 20 për qind.