Miguel Diaz-Canel u zgjodh pasardhës i Raul Castrot. Ai është tani presidenti i ri i zgjedhur në seancën plenare të Asamblesë Kombëtare të enjten.
Sipas mediave, 57-vjeçari, anëtar dhe zëvendëspresident i Partisë Komuniste të Kubës ka patur postin e serketarit të partë të partisë në provincën e Villa Clara dhe Holguin.
Diaz-Canel do të pasojë Raul Castron, duke u dhënë fund gjashtë dekadave të sundimit të vëllezërve Castro.
Diaz-Canel, 57 vjeç, i cili ka qenë kandidati i vetëm për president, u zgjodh për një mandat pesëvjeçar me 603 nga 604 vota të mundshme të Asamblesë Kombëtare.
Ai pritet të ndjekë reformat e nisura nga Castro për të hapur ekonominë e Kubës te sipërmarrësit e vegjël privatë dhe për të arritur një afrim me armikun e Luftës së Ftohtë – SHBA-në.
Në vitin 2015, Havana dhe Uashingtoni kanë rivënë lidhjet diplomatike.