Liverpooli i ka bërë një ofertë të parë për rinovimin e kontratës sulmuesit egjiptian Mohamed Salah.
Kontrata aktuale e 32-vjeçarit do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe njësoj si Virgil Van Dijk i cili është po ashtu rrugës për t’u bërë lojtar i lirë, një kontratë e re është në tavolinë dhe sipas disa burimeve pranë klubit.
Kjo nuk do të thotë se një marrëveshje është afër për t’u arritur apo është arritur, përkundër faktit se ka një rritje të besimit se që të dy lojtarët do të qëndrojnë në ‘Anfield’.
Zgjidhja e përhershme e kësaj situate do të marrë pak kohë, diçka që nuk është aspak ideale për Liverpoolin duke marrë parasysh se Salah, Van Dijk dhe Alexander-Arnold mund të nënshkruajnë një marrëveshje me klubet e huaja që nga 1 janari.
Por, që të tre tashmë kanë marrë propozime nga klubi dhe bisedimet mes dy palëve po vazhdojnë.
Më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar se Salah ende po pret për Liverpoolin që të zbulojë qëndrimin e tyre sa i përket gjatësisë dhe vlerës së një kontrate të re të mundshme.
Më pas u zbulua javën e kaluar se edhe kapiteni Van Dijk ka marrë një ofertë, teksa një propozim ishte bërë edhe në drejtim të Alexander-Arnold.
Salah po shkëlqen këtë sezon për Liverpoolin pasi deri tani ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në të gjitha garat.
Përndryshe, ai ka shënuar 226 gola në 370 paraqitje për Liverpoolin që prej se iu bashkua atyre na Roma në vitin 2017./Telegrafi/