Gjatë orëve të para në mëngjesin e kësaj të premte, një supermarket në zonën e Plepave, në Durrës është përfshirë nga flakët, ku për pasojë është shkrumbuar plotësisht.
Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar të gjithë godinën.
Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, por për shkak të intensitetit të flakëve, objekti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.