Një shtyllë elektrike para disa minutave ka marrë flakë në lagjen Dizhon të Komunës së Çairit. Banorët janë tmerruar nga zjarri dhe krismat që janë dëgjuar nga kabllot e energjisë elektrike.
Për shkak se kablloja e energjisë elektrike ka rënë në një gropë me uje në rrugën 19, ka qenë e pamundur ndërhyrja e menjëhershmë e ekipeve përkatëse.
Një problem i ngjashëm u raportua nga qytetarët e kësaj lagjeje përmes rrjeteve sociale, ku një kabllo e energjisë elektrike e cila nxirrte flakë kohë pas kohe, qëndronte në mes të rrugës.
https://www.youtube.com/watch?v=JWynwE8Qau8