Një mjet tip kamion është përfshirë nga flakë këtë mëngjes teksa lëvizte në autostradën Lushnjë-Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:25. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në automjet.
Shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale S.M nuk është lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. /Telegrafi/